Shqiptarët kthehen në shtëpi për festa, dyndje e madhe në Kapshticë

Një dyndje e madhe e qytetarëve është vërejtur në pikat kufitare në vend, si shkak e festave të fundvitit.

Kur jemi në vigjilje të festës së Krishtlindjeve, gjatë 24 orëve të fundit në nga Kapshtica kanë hyrë 4005 dhe kanë dalë 1182 persona.

Ndërsa për të bërë më të lehtë kalimin, janë vënë në dispozicion më shumë sportele për të asistuar të gjithë emigrantët që festat duhet t’i kalojnë me familjarët e tyre.

Më pak fluks ka në dalje të vendit, pasi duket se janë më të pakët ata që ikin me pushime në Greqi për të festuar.


Shtuar 24.12.2021 18:21