Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka premtuar se njëzon plot me surpriza dhe të papritura gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit.
Komentet Hoxha i bëri teksa ka publikuar fotografi nga Ekuadori, sëbashku me shefin e Divizionit të Anti-drogës në Distriktin e 8-të.
“Me Shefin e Divizionit te Antidroges ne Distriktin 8-te(Guayaquil, Duran, Samborondon), te Ekuadorit,
Leitnant Kolonel Darëin Sangoquiza…
Distrikti 8-te, mbulon zonen kryesore te trafikut te kokaines jo vetem ne bregun e Oqeanit Paqesor por ne gjithe Ameriken Latine, duke perfshire portin me te madh te Ekuadorit, nga ku nisen ngarkesat e kokaines, për në Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Europe.
Ku shqiptaret, padyshim kane lene shenjen e tyre.
Nje takim interesant ne lidhje me narkotrafikun ne nivel global, shoqeruar me informacion dhe detaje nga specialisti-analist i divizionit te antidroges, kryesisht per organizatat kriminale shqiptare qe veprojne ne Ekuador….
Do kemi sezon vjeshte-dimer plot me surpriza kete vit, pas takimeve interesante me ata, qe e luftojne trafikun e kokaines dhe ata, qe e trafikojne drejt tregut me te pasur ne bote, Europes…”, është shprehur Hoxha./albeu.com/