Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit 2022 në Slloveni është shprehur se Shqipëria nuk ia ka nevojën Rusisë për gaz dhe do të mbajë një linjë të ashpër ndaj saj, lidhur me pushtimin në Ukrainë.
Komentet Rama i bëri teksa është pyetur lidhur me qëndrimin që do ta mbaj përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar “dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një uzinë ushtarake”.
Rama shtoi se Shqipëria është shumë më pak e varur nga Rusia, ndryshe nga ç’ndodh me Europën, pasi vendi ynë nuk e ka të rrjetëzuar dhe lidhur sistemin energjetik me prodhimet e gazit rus.
“Ishim të fundit që u larguam nga perandori Otomane, dhe të fundit që e rrëzuam bustin e Stalinit edhe kur vetë Perandoria Sovjetike e kishte hedhur, ndaj do të jemi të fundit që do të largohemi nga perandoria perëndimore. Si e shpjegoni këtë ju? Se ne jemi njerëz të mirë. Se në kodin tonë në Kushtetutën e parë të Shqipërisë, fjala e dhënë është nderi dhe ne ja kemi dhënë fjalën BE-së dhe do e mbajmë.
Shqipëria është unike se nuk ka gaz, nuk ia kemi nevojën Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie ndaj Rusisë, sepse në perandorin sovjetike, Stalini u rrëzua me hijeshi, ndërkohë e e mbajtëm edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshëm për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon. Problemi që unë shoh është sepse ju përmendët pasi unë fola Scholz, por s’po flisja për Scholz kur përmenda Gjermaninë. Sepse reagimi i Gjermanisë tani ka qenë perfekt. Po flasim për opinionin publik, sepse opinioni e rrëzon Scholzin por jo Putinin. Këtu propaganda ruse edhe pse janë marrë disa masa mund të rrjedhë gjatë gjithë kohës, dhe debati mes palëve mund të dërgojmë armë apo jo ka nisur./albeu.com/