Shqipëria përzgjedh dokumentarin “Aleksandër”, si kandidaturë për edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR

Dokumentari “ALEKSANDËR”, nga Ardit Sadiku, do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR, në kategorinë “INTERNATIONAL FEATURE FILM”.

Përzgjedhja u bë nga Komisioni i ngritur me Urdhër nr.332, datë 23.08.2023, të Mbikëqyrësit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, znj. Zerina Bruci. Komisioni përbëhet nga Z. Arben LAMI (Kryetar) dhe anëtarë: Znj. Gerta QURKU, z. Eno MILKANI, z. Genc PËRMETI dhe z. Florenc PAPAS.

Një ngjarje sa e rrallë, dhe po aq përfaqësuese e shumë të tjerave që dëshmojnë sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve për liri, është subjekti i këtij dokumentari, shkruan Albeu.com.

Kjo është historia e mekanikut të flotës detare Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria. Liria për të dhe familjen e tij, erdhi vetëm në këmbim të një sakrifice të madhe.


Shtuar 25.09.2023 17:28