‘Shqipëria, perlë e fshehur’/ Travel and Tour World rekomandon lexuesit: Vizitojeni

Travel and Tour World, e cilëson vendin tonë si një perlë të fshehur të Evropës Juglindore, me plazhe piktoreske dhe ujë të kristaltë që duhen vizituar.

Në një artikull dedikuarm revista britanike e rekomandoi Shqipërinë për turistët që nuk duan të harxhojnë një sasi të madhe parash, por që sërish duan të marrin shërbimin e duhur.

“Vendi ofron një gamë të larmishme atraksionesh, duke përfshirë Kanionin e Gjipesë, i vendosur midis Dhërmiut dhe Vunoit, i cili përfundon në plazhin e pacënuar të Gjipesë.

Rajoni i Ksamilit, i referuar shpesh si Maldivet e Evropës, po fiton popullaritet në rrjetet sociale, ndërsa Dhërmiu krenohet me një nga plazhet më të njohura dhe më të gjata të Shqipërisë.” Shkruhet në artikull

Gjithashtu, Travel and Tour World shkruan se përpjekjet e Shqipërisë për të nxitur turizmin synojnë të promovojnë bukurinë e saj natyrore dhe përballueshmërinë e saj, duke e bërë atë një alternativë bindëse – kundrejt destinacioneve evropiane të mbipopulluara me vizitorë si Spanja, Greqia dhe Italia.

Ndërkaq, theksohet se më herët pavarësisht vijës së saj bregdetare prej 279 miljesh, Shqipëria ka mbetur relativisht nën radarin e shumë turistëve.

Megjithatë, sipas revistës britanike, kjo do të ndryshojë me planet ambicioze të vendit për të tërhequr më shumë vizitorë.


Shtuar 18.08.2024 15:40