Në një intervistë në studion e lajmeve për “Ora News”, sinoptikania Lajda Porjau, u shpreh se kjo javë do të ketë temperatura mjaft të larta, duke bërë që të kemi një ajër mbytës që në mëngjes herët.
“Pjesa më e madhe, mbi 80% e territorit shqiptar i afrohen vlerës 40 gradë. Temperatura mjaft të larta, mot i kthjellët, rriten edhe vlerat minimale. Nesër do të kemi rritje edhe në mëngjes, do të kemi një ajër mbytës dhe zagushi, pasi gjatë këtyre ditëve mëngjeset kanë qenë pak freskët.
Parashikohet që kjo situatë të na shoqërojë të paktën deri të mërkurën tjetër. Ditët më të nxehta do të jenë dita e mërkurë dhe dita e enjte”, u shpreh Porja.