Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi bërë një pasqyrim të sitatës në vend nga pasojat e COVID-19.
Vokshi nënvizoi se Shqipëria përjetoi muaj të vështirë nga pandemia për shkak të mosadministrimit të duhur të situatës nga qeveria.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Vokshi theksoi se Shqipëria renditet me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë, duke shtuar se bëhet fjalë për 10 mijë vdekje më shumë.
Sipas saj, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat dhe nga shpenzimet e majme për klientët e tij.
REAGIMI I VOKSHIT
Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë vdekje më shumë.
Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda.
Teksa qytetarët vuanin dhe ekonomia lëngonte, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, nuk hoqi dorë as nga shpenzimet e majme për klientët e tij, nuk hoqi dorë nga koncesionet korruptive dhe nga tenderat sekretë në kohë fatkeqësie.
Prandaj, Shqipëria u rendit:
– e fundit në Europë për numrin e testimeve,
– e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë,
– e fundit në Europë për ndihmën ekonomike dhe
– e para në Europë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë.
Rama refuzoi planin e PD me 5 pika, sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie.
Atë që sot zbulon INSTAT-i, qytetarët e kanë jetuar dhe vuajtur në lëkurën e tyre.
Këto janë pasojat e pashmangshme të sundimit të një pakice që ka braktisur shqiptarët dhe punon vetëm për veten dhe klientët e saj./albeu.com/