Shqipëria-Kosovë mbledhje të përbashkët parlamenti në 20 dhjetor

Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mblidhen me datën 20 dhjetor në orën 11:00 në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës në një seancë të përbashkët.

Agjenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, por Ora News mëson nga burimet pranë parlamentit të Kosovës se në seancë pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të të dy vendeve.

Sa i takon pjesëmarrjen pritet që nga Shqipëria të shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60 të tillë.


Shtuar 13.12.2024 19:49