Ditën e nesërme 24 qershor, Shqipëria dhe Spanja, do të përballen në orën 21:00, në stadiumin e Dusseldorfit në Grupin B të Euro 2024. Ndeshje kjo që do të vendosë për gjithçka, sa u përket fatit të kuqezinjëve që në rast fitore, do të kalojnë më tej, ndërsa humbja vendos përfundimisht fatin e Shqipërisë.
Ndërkohë në rast barazimi, ka ende pak gjasa që Shqipëria të kalojë më tej, por pret shumë kombinime nga ekipet e tjera që janë thuajse të pamundura.
I ftuar në “Fox”, Chiellini është pyetur sa i përket shanseve të Shqipërisë për të kaluar më tej. Legjenda e Italisë foli prerë dhe tha se kuqezinjtë, nuk kanë asnjë mundësi që të kualifikohen nga ky grup.
“Shqipëria është jashtë Europianit, 99 përqind. Unë nuk mendoj se Shqipëria mund Spanjën, por ata e meritojnë që ta shijojnë dhe të festojnë me tifozët për arritjen deri këtu”, tha Chiellini.