Shpëtuan të moshuarën, babë e bir shqiptarë shpallen heronj të New York

Dy shqiprarët, babë e bir, Qazim Suljovic dhe Loui Suljovic, do të nderohen me tituj nderi në Neë York pasi shpëtuan nga grabitja një të moshuar pranë vendit të tyre të punës.

Agresori i cili tentoi të grabiste të moshuarën duke e sulmuar me thikë.

Babë e birë kur kanë parë se çfarë po ndodhte para picerisë së tyre, kanë vrapuar dhe janë “ kacafytyr” me keqbërësit duke shpëtuar gruan. Ata vepruan në rrezik dhe se pësuan goditje me thikë nga dy grabitësit. Mediat njujorkeze shkruajnë se babë e birë shpëtuan gruan nga goditja me thikë duke rrezikuar jetën e tyre, ndërsa qytetarët e New Yorkut mbledhin ndihma për Qazim dhe Loui Suljoviç.

Sipas gazetës New York Post, citohet: Një pronar picerie dhe babai i tij u shpallën Hero nga Qyteti i New Yorkut, teksa po luftojnë për jetën e tyre pasi u goditën disa herë me thikë kur u hodhën për të ndaluar grabitjen e një gruaje 61-vjeçare jashtë restorantit të tyre në Queens, thanë të afërmit dhe policia”.

Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s,” kur ai dhe babai i tij, Qazim Suljoviç, panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra.

Ata të dy ndodhen në spital. “Qazimi është në një situatë të rëndë ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.

Stacioni i policisë Precinct 110 NYPD deklaron: “Ata janë heronj, pasi u hodhën për të shpëtuar një të moshuar që po grabitej me dhunë fizike”, citon INA.

Viktima e moshuar e gjinisë u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcënuar me thikë.

Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuar. Robert Whack, 30 vjeç dhe 18-vjeçari Supreme Gooding u arrestuan për sulmin. Policia gjeti te 30 vjeçari edhe sasi droge heroinë.

 


Shtuar 31.03.2022 09:22