Shpëtohet mrekullisht nga mbytja 4-vjeçarja në Shëngjin

Një fëmijë është shpëtuar mrekullisht nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Fëmija 4-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në këtë plazh por është pikasur dhe është nxjerrë me urgjencë nga uji.

Mësohet se fëmija është me iniciale E.K, shqiptar nga Kosova dhe është dërguar me urgjencë në spital.

E mitura mësohet se ka ardhur me pushime bashkë me familjen në Shëngjin. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 28.06.2021 15:10