Policia e Sarandës ka shoqëruar disa persona në komisariat pas shpërthimit në hotel “Bizanti” mëngjesin e kësaj të hëne.
Hoteli ishte objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu (shtetas grek) dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka.
Në QKB biznesi rezulton në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës dhe me administratore shtetasen Miranda Çabiri.
Sipas policisë, procesi gjyqësor vijon prej vitit 2002, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar.