Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e një lokali në Velipojë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:45, Velipoja është tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Burime zyrtare bëjnë me dije se lënda plasëse, është hedhur në tarracën e një lokali.

Ngjarja ndodhi në fshatin “Rrjoll”. Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35-vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shtuar 30.07.2024 07:38