Shpërthen shtëpia, katër të vrarë dhe dy të plagosur

Të paktën katër persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një shtëpi në periferi të Pensilvanisë. Kryetari i Bashkisë së Potstown, Justin Keller bëri me dije se shpërthimi ndodhi rreth  65 km në veriperëndim të Filandelfias, shkruajnë mediat e huaja.

 

Gjithashtu si pasojë e shpërthimit dy persona mbetën të plagosur. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit./albeu.com


Shtuar 27.05.2022 09:37