“Shpërthen” shqiptari në Itali, dhunon motrën te dera e lokalit më pas përleshet me klientët dhe policinë

Një 37-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar motrën e tij, është përleshur me klientët e një lokali, si dhe ka kundërshtuar forcat e policisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Anzola. Emilia, këtë mesditë.

Shqiptari është parë nga klientët e një lokali duke dhunuar të motrën, të cilët duke qenë dëshmitarë të një dhune të tillë, kanë telefonuar policinë. Policia shkoi për të ndihmuar gruan, por shqiptari ndërhyri.

Ai nis të përleshej me klientët dhe efektivët e policisë gjithashtu që donin ta prangosnin. Gjithsesi, 37-vjeçari u arrestua.


Shtuar 24.07.2021 19:42