Shpërthen bombola e gazit në Korçë, pësojnë djegie 3 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në Korçë, në fshatin Voskopojë. Mësohet se me shenja djegie, në Spitalin Rajonal të Korçës, janë paraqitur 3 persona, familjarë me njëri -tjetrin.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 5.11.2021 12:10