Të dënuarit me vd*kje padisin autoritetet: Na njoftoni më parë që të përgatitemi

Të dënuarit me vdekje në Japoni kanë ankesa me mënyrën dhe kohën e kryerjes së ekzekutimeve.

Dy të dënuar me vdekje atje,  kanë ngritur padi ndaj autoriteteve me arsyetimin se autoritetet nuk I njoftojnë më parë për momentin e ekzekutimit.

Sipas të dënuarve, problemi qëndron se ata njoftohen për ekzekutimin e dënimit vetëm disa orë përpara dhe kjo gjë edhe për avokatin e tyre është çnjerëzore.

Kjo çështje është kritikuar ashpër dhe nga grupet për të drejtat e njeriut, të cilat shprehen se vendime të tilla ndikojnë shumë në shëndetin mendor të të dënuarve.

“Të dënuarit me vdekje zgjohen çdo ditë me frikën se do të jetë dita e tyre e fundit. Kemi kërkuar shpjegime nga autoritetet për këtë zgjidhje, por nuk kemi marrë përgjigje.

Në perëndim, të dënuarve iu jepet kohë që të përgatiten mendërisht”, u shpreh avokati që përfaqëson të dënuarit.

Tashmë padija është depozituar në Gjykatën e Osakës dhe brenda saj përfshihet dhe një kërkesë për dëmshpërblim që arrin deri në 200 mijë dollarë./albeu.com/