Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar një zjarr të madh që ka përfshirë gjithë ndërtesën.

Sipas informacioneve, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha, pasi banesa është djegur plotësisht, shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka tmerruar edhe banorët përreth

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Banesa është në pronësi të shtetasit Ahmet Kokonozi.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit


Shtuar 23.06.2025 08:28