Shpërthen bombola e gazit, merr flakë shtëpia në Tiranë

Bombola e gazit ka shpërthyer në një banesë pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në Allias, në rrugën “Niko Avrami”.

Mësohet se anëtarët e familjes që jetojnë në atë shtëpi, kishin lënë ndezur bombolën e gazit dhe për pasojë , ajo ka shpërthyer.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa familjarët nuk janë dëmtuar aspak.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”, si pasojë e lënies së bombulës së gazit ndezur ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit E. K., ku ka dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 13.06.2021 18:56