Shpërndarje kokaine dhe tentative vrasjeje, arrestohen 6 persona në Elbasan

Policia e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra në dryshme penale, duke filluar nga trafikimi I lëndëve narkotike te tentative për vrasje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, 3 aparate celular dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B., 25 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: K. C., 23 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan, bashkëpunëtorë me shtetasit e arrestuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 3 aparate celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

——

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit H. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

——

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin:

  1. J., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. V., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

—–

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. R., 29 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin dhe Xh. Rr.,17 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.06.2021 09:49