Shpërndante kanabis në lagje të Lezhës, arrestohet 40-vjeçari

Një person arrestuar një person në Lezhë i cili akuzohet për shpërndarje kanabisi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin B. Z., në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës

Të lidhura

None found

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin B. Z., në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit B. Z., 40 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com/

 


Shtuar më 22.10.2021 09:05

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş