Gjykata e Lartë ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e dy gjyqtarëve nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit në KLGJ.
Kandidatët;
- Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
- Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.
Prej këtyre, 6 anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Shkallës së Parë.
Në vijim, bazuar në nenin 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.