Elbasani u trondit ditën e sotme nga përplasja me armë e cila përfundoi me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër të tjerëve.
Disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në Elbasan janë shoqëruar në polici në lidhje me vrasjen e Xhuvanit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të shoqëruesit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Elbasan ku si pasojë humbi jetën Pjerin Xhuvani, i cili njihej si mbështetës i PS-së.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes në vendin e ngjarjes është rikthyer sërish prokurori Ritvan Sukaj për të grumbulluar të tjera prova që mund të çojnë në zbardhjen e plotë.