Shoferi i dehur hyri me të kuqe dhe shkaktoi aksidentin me dy viktima te “21 Dhjetori”, çfarë iu gjet në makinë

Orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, te zona e “21 Dhjetorit” ka ndodhur një aksident i rëndë me dy viktima.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Citroen” Emirjan Doko, 30 vjeç, në gjendje të dehur ka hyrë me semafor të kuq në kryqëzim dhe është përplasur me një makinë tjetër. Për pasojë humbën jetën shoferi i makinës që u përplas dhe pasagjeri, Luan Cenollari dhe Ali Bejo.

Gjatë kontrollit në makinë, 30-vjeçarit të alkoolizuar iu gjet një armë zjarri pushkë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20,  në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin  E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 08:14