Shoferi humb kontrollin e “Audit” dhe përplaset me barrierat anësore, shkak shpejtësia

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, pak metra larg tunelit.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip “Audi” dhe është përplasur me bordurat anësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte shoferi dhe lagështia në rrugë./albeu.com


Shtuar 24.02.2024 13:07