Shmanget incidenti në ajër, avioni rus kryen manovra agresive ndaj atij polak

Një avion i rojes kufitare të Bashkimit Evropian ishte në patrullë mbi Detin e Zi kur SU-35 rus kreu “manovra agresive dhe të rrezikshme”, sipas një zëdhënëseje të rojes kufitare.

Avioni polak humbi përkohësisht kontrollin pasi avioni rus kaloi para tij – vetëm pesë metra nga hunda e tij – duke çuar në turbulenca dhe humbje të lartësisë, tha Anna Michalska.

Avioni rus iu afrua ekuipazhit polak tre herë përpara se të fluturonte larg, shtoi ajo.

Avionët luftarakë rumunë dhe spanjollë u vunë në gatishmëri për të ndërhyrë, por kjo nuk doli e nevojshme.

Ministria rumune e mbrojtjes tha se sjellja ishte krejtësisht e papranueshme dhe ishte dëshmi e qëndrimit “provokues” të Rusisë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.

“Duket si një provokim i planifikuar nga Rusia. Ne mund të shohim se Rusia po përpiqet të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller për Polsat News.


Shtuar 7.05.2023 14:15