Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, lista e të arratisurve tejet të rrezikshëm që i përkasin “programit special të kërkimit” të grupit Interforce zvogëlohet në katër. Ata janë Attilio Cubeddu (Cosa Nostra), Giovanni Motisi (Cosa Nostra), Renato Cinquegranella (Camorra) dhe Pasquale Bonavota (‘Ndrangheta).
Attilio Cubeddu, i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) dhe i kërkuar që nga viti 1997 për shkak të moskthimit, në përfundim të një leje, në burgun e Badu e Carros (Nuoro), ku ishte i mbyllur, për rrëmbim, vrasje dhe lëndime të rënda. Më 18 mars 1998 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestim për qëllime ekstradimi.
Giovanni Motisi, i lindur më 1 janar 1959 në Palermo, i kërkuar që nga viti 1998 për vrasje, nga viti 2001 për grup të tipit mafioz e të tjera, që nga viti 2002 për masakër e të tjera; duhet të vuajë një dënim të përjetshëm; më 10 dhjetor 1999 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrest me qëllim ekstradimi.
Renato Cinquegranella, i lindur më 15 maj 1949 në Napoli, i kërkuar që nga viti 2002 për grup kriminal të tipit mafioz, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje, zhvatje etj. Më 7 dhjetor 2018, u shpallën në kërkim ndërkombëtar për arrest me qëllim ekstradimi.
Në fund Pasquale Bonavota, i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia, i kërkuar që nga viti 2018 për “grup të tipit mafioz” dhe “vrasje të rëndë”. /albeu.com