Shkrumbohet nga flakët banesa në Lezhë

Një banesë në Lezhë është shkrumbuar nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë të Lezhës.

Policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 13:30, në fshatin Torovicë, Lezhë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.F. Nuk ka dëmë në njërëz, ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit” ./albeu.com/

 


Shtuar 13.08.2021 15:41