Shkrumb e hi çdo gjë, brenda magazinës ku Arjan Sala humbi jetën në luftë me flakët

Pas ditësh luftë me flakët, rreth orës 01:40 të mëngjesit të sotëm, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e pajetë të rojës së sigurisë, Arjan Sala, 32-vjeç i cili ra në krye të detyrës, pasi shpëtoi çdo punëtorë që ishte brenda.

Këto janë pamjet brenda magazinës ku edhe u gjet trupi i pajetë i 32-vjeçarit.

Në pamjet shihet se të vetmet gjëra që i kanë rezistuar zjarrit kanë qenë strukturat prej metali që shërbenin për të mbajtur materialet.

Pikërisht këto materiale lehtësisht të djegshëm, kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi të madhe dhe të vazhdojë për rreth 60 orë.

Zjarri ra pasditen e të mërkurës. Ndërsa roja i sigurisë Arjan Sala u fut mes flakëve duke shpëtuar të gjithë punëtorët, por vetë nuk mundi të dalë duke u bllokuar brenda dhe duke dhënë jetën në krye të detyrës.


Shtuar 27.03.2021 09:11