Shkoi për të takuar motrën, shqiptari godet me thikë kunatin e tij

NJë ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Gjermani ku një qytetar nga Skenderaj i Kosovës ka mbetur i vdekur.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është 44 vjeçari B.N., i cili ka humbur jetën për shkak të goditjeve me thikë që ka marrë nga kunati i tij i cili e ka goditur pas shpine.

Viktima është nisur për të takuar motrën e tij, por pasi është takuar me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Nuk dihet ende se përse ai e ka kryer krimin, ndërsa autoritetet gjermane e kanë arrestuar autorin e dyshuar./albeu.com