Shkoi në koma në spital! Del nga reanimacioni 6-vjeçarja, kjo është gjendja e saj sipas mjekëve

Ka dalë nga reanimacioni vajza 6-vjeçare nga Kamza e cila shkoi në gjendje kome në spital nga dhuna fizike dhe ajo që dyshohet si përdhunim.

Mjekët kanë deklaruar se gjendja e të miturës tashmë është e qëndrueshme.

Në dhomën e spitalit ku është shtruar vogëlushja ndodhen edhe dy punonjëse të mbrojtjes së fëmijëve nga Drejtoria e Shërbimit Social, të cilët kanë marrë urdhër që të mos lejojnë praninë e mediave.

Burime nga pediatria bëjnë me dije se në të pasmet e saj kishte hematoma dhe shenja kafshimi.

Gjithashtu ka të dëmtuara dhe zorrët. Nga analizat, transaminazat e mëlçisë nga 5 që është normalja vlera ka qenë 2000.

Në këto kushte mjekët kanë dyshuar se përtej dhunës mund të kishte dhe një ngacmim seksual.

Për shkak të situatës së rëndë, vogëlushja i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gjykata e Tiranës la dje në arrest me burg 27-vjeçarin, i cili pranoi dhunën fizike por mohoi të ketë abuzuar seksualisht me të. /albeu.com/

 


Shtuar 3.11.2021 12:44