Autoritetet greke kanë goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikun e drogës. Gjatë kësaj aksioni, 7 anëtarë të kësaj bande u arrestuan, ndërsa mes tyre u kap një shqiptar.
Mediat greke raportojnë se ky grup kriminal operonte në qytetin e Volosit, ndërsa policia e kishte ndjekur ata që prej fillimit të muajit mars.
Në momentin e arrestimit, autoritetet konfiskuan rreth 9 kg heroinë, një pjesë e së cilës ishte fshehur në pjesë makinash.
Gjithashtu, u sekuestruan dy pistoleta, gëzhoja, pajisje laboratorike për kultivimin e kanabisit, materiale për paketimin e drogës, një shumë parash dhe 4 celularë. /albeu.com