Shkarkohet Gledis Nano, ja kush e zëvendëson

Rritja e kriminalitetit në vend, shkarkohet Gledis Nano.

“Tonin Vocaj përkohësisht do të ushtrojë detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit duke zëvendësuar provizorisht Gledis Nanon”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ai ka theksur se do kemi shumë shpejt emrin e ri të drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Çuçi para gazetarëve ka theksuar se shkarkimi i drejtorit të policisë, Gledis Nano ka ardhur pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.

Po ashtu ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se është emëruar Oljan Tanushi si nëndrejtor i SHISH./albeu.com


Shtuar 31.08.2022 10:08