Ditën e sotme në median online bëri xhiron lajmi se është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu.
Ky lajm, ende i pakonfirmuar por jo i mohuar nga Ministri Blendi Çuçi bëri bujë të madhe në media.
Në një reagim zyrtar për Abcnews.al, Kryeministria nëpërmjet Drejtorit të Komunikimit, Endri Fuga ka deklaruar se Veliu nuk është shkarkuar.
Ndërkohë nga ana tjetër ministri Bledi Çuçi deklaroi se për këtë vendim do të merret vesh në kohën e duhur, duke zbuluar se ende nuk janë bërë 100 ditë, sipas porosisë së kryeministrit Rama.
Luan Baçi: A është shkarkuar Ardi Veliu?
Ministri Çuçi: Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur t’i mbarojë kandili.
Paralajmërimi i Ramës për 100 ditët provë:
Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër.
Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin. Duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë.
Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark. /albeu.com/