Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë prmbytur rrugët e kryeqytetit të Kosovës.
Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbuluar si pasojë e reshjeve të shiut.
KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit janë në mungesë të furnizimit me rrymë si pasojë e reshjeve.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe edhe në Gjilan, ku si pasojë është obliguar edhe evakuimi i shtëpive nga gjilanasit.