Policia ka vënë në pranga 3 shtetas në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Në pranga është vënë një 29 vjeçar i cili në banesën e tij gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar, kokainë dhe shumë parash deri në 21 mijë Euro, dhe rreth 270 000 lekë shqiptare.
Dyshohet se këto para të sekuestruara nga policia e Shtetit janë para të fituara nga shitja e lëndës narkotike, kokainë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike.
Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 36 vjeç, pasi në rrugën “Stefan Shundi”, në kundërshtim me aktin normativ, është konstatuar i hapur lokali në pronësi të tij (për të cilin ka marrë masën administrative përkatëse), dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pllakë qeramike dhe një pjatë porcelani, me mbetje pluhuri të dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D., 43 vjeç, dhe proceduan penalisht 2 shtetas të mitur të moshës 14 vjeç, pasi me datë 23.11.2021, në rrugën “Myslym Shyri” shtetasit e mitur kanë vjedhur një biçikletë, të cilën më pas ja kanë shitur shtetasit M. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/