Shijoni diellin edhe pak orë! Nesër mos dilni pa çadra

Në një lidhje drejtpërdrejt për Ora News, meteorologia Adiola Bani, tha se moti në ditët në vazhdim do të jetë i paqëndrueshëm.

Sipas meteorologes moti me diell do jetë deri sot në pasdite. Gjatë mbrëmjes do të kemi shtim të vransirave dhe priten reshjet e para të shiut, të cilat sot do përfshijnë fillimisht veriun dhe gradualisht të gjithë territorin e Shqipërisë.

Reshjet do të jenë intensive dhe lokale.

Ndërsa gjatë mesditës të së dielës priten reshjet e para të dëborës për muajin prill, në zonat veriore dhe veri-lindore.

Në zonat e thella malore do kemi rënie të temperaturave deri në -10 gradë celsius gjate të dilës në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes.

Meteorologia shprehet se gjatë fundjavës do të kemi një minidimër me reshje shiu dhe rebeshe.

 


Shtuar 3.04.2021 14:10