Shifra e frikshme! Sa milionë euro u kanë kushtuar shqiptarëve 127 udhëtimet e kryeministrit me Charter dhe destinacioni i tij i preferuar

127 udhëtime me Charter ka kryer Edi Rama deri më tani, si kryeministër i Shqipërisë.

Këto janë të dhëna të publikuara nga “Homeland Justice”, hakera të cilat sa herë kreu i qeverisë thotë se i kanë mundur në “betejë”, dalin dhe nxjerrin informacione të reja për të provuar të kundërtën.

Këtë herë, ata publikuan të dhënat personale të kryeministrit Rama ka kryer gjithsej 274 fluturime me charter, ndërsa që nga 2013 kur dhe fitoi postin e kryeministri, Rama ka fluturuar 127 herë me avion personal apo “charter”. Në total, që nga 2005, Rama ka kryer gjithsej 390 fluturime (hyrje-dalje) dhe destinacioni më i shpeshtë i fluturimeve të shefit të qeverisë shqiptare është Turqia.

Por sa u kanë kushtuar shqiptarëve udhëtimet e Ramës me Charter?

Shifra është e frikshme! Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Rama ka shpenzuar me charter 19050000 euro. Pra, Rama, kryeministri i një prej vendeve më të varfra të Europës bën 19 milionë euro udhëtime në disa vjet, ndërsa në Facebook-un e tij publikon foto në avionët komercialë të Air Albania, duke të krijuar idenë se po fluturon me klasin ekonomik.

Por, përveç kësaj, një tjetër shqetësim i madh është rrjedha e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, të cilat po bëhen publike çdo ditë nga ky grup hackerash dhe vihet në pah paaftësia e shtetit e cila nuk po bën asgjë, përveç statuseve dhe deklaratave se armikun e kanë zmbrapsur dhe se asnjë e dhënë sensitive nuk është në duart e tyre.

Kujtojmë se vendi ynë prej muajsh është në shenjestër të sulmeve kibernetike që vijnë nga Irani për shkak të kampit të muxhahedinëve në Manzë. Qeveria ka ndërprerë mardhëiet diplomatike me këtë shtet, por nuk ka ndalur dot të mos publikohen të dhënat. Madje, “Homeland Justice” ka paralajmëruar se për sa kohë nuk do u vihet fre muxhahedinëve të MEK, sulmet dhe publikimet e tyre do të jenë të vazhdueshme.

“Për sa kohë që nuk u vini fre aktiviteteve terroriste të MEK-ut, sulmet e publikimet tona do të jenë të vazhdueshme. Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt, jepini fund zonës që strehon anëtarët e MEK në Durrës,” thuhet në mesazhin e publikuar nga ata, pas publikimit të udhëtimeve të Ramës.

Në lidhje me publikimin e të dhënave të tij personale, kryeministri reagoi në Twitter ku shkruante: “Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”./albeu.com