Sherri në Vlorë, reagon Policia: Dy të konfliktuarit ishin kushërinj

Kanë dalë detaje të reja nga konflikti mes dy personave në Vlorë, që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas informacioneve të marra nga Policia e Shtetit, dy personat dyshohet se kanë qenë kushërinj me njëri tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.10.2021, rreth orës 14:55, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin shtetasit I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 

 

 


Shtuar 17.10.2021 15:59