Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas sherrit në ndodhur ditën e sotme në këshillin bashkiak të Tiranës, mes Halit Valterit dhe Tedi Blushit.
Meta shkruan se Akti sulmues i Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z. Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar.
Meta: Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z. Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.
Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.