Sherri mes pronarit e klientit që përfundoi me plumba në Lushnje, kapet në kohë rekord autori

Një vrasje kas ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë ku një shtetas ka qëlluar me breshëri plumbash mbi pronarin e lokalit ku gjendej dhe mbi djalin e tij.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se nga kjo ngjarje e rëndë ka ndërruar jetë, shtetasi Rako Qorrin, 62 vjeç dhe është plagosur rëndë Kejdi Qorrin, 31 vjeç.

Autori i këtij krimi të rëndë është  Sofokli Shani i cili është vënë në pranga pak minuta pas krimit të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë

Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 3.06.2021 08:52