Deputetët e PD në Komisionin e Sigurisë, Ferdinand Xhaferi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar që ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, rreth Ervis Martinajt.
Kërkesa e deputetëve të PD është refuzuar nga ana e deputetëve të mazhorancës, edhe pse neni 36 i rregullores së Kuvendit ju jep të drejtën anëtarëve të opozitës që të thërrasin ish-Drejtorin e Policisë në një seancë dëgjimore kur ata mbledhin 1/3 e firmave në Komision.
Deputetët demokratë kërkojnë që ish-Drejtori Nano të thotë se çfarë bisedoi me Jeton Lamin pas arrestimit të këtij të fundit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Ervis Martinajt, duke e shoqëruar atë në rrugë në mënyrë që të mos e ndalonte patrulla e policisë.