Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur sot në Vlorë. Në fshatin Garbanj janë konfiktuar fizikisht E. B., 28 vjeç dhe G. R., 21 vjeç. Për pasojë është lënduar në krahë 21-vjeçari, ndërsa 28-vjeçari është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizkisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. B.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com