Një sherr mes të miturve gjatë mbrëmjes së sotme ka përfunduar në plagosje.
13-vjeçari, pas konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë 15-vjeçarin.
I mituri është paraqitur në spital më për ndihmë mjekësore, e më pas është larguar.
“Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar. 15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet kanë identifikuar 13-vjeçarin i cili do të shoqërohet në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.