Sherr mes pronarëve në Fier, njëri prej tyre dërgohet me urgjencë në spital

Një zënkë mes punonjësve e pronarëve të dy agjencive funerale që operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit “Emini” dhe “ Siqeca”, ka përfunduar sot në një konflikt të dhunshëm.

Sipas burimeve, 4 persona përfaqësues të agjencisë funerale “Emini” u kanë zënë pritë pranë vendit të quajtur “Rruga e Spitalit”, ku i kanë kërcënuar dy vëllezërit dhe i kanë rrahur me shkop bejsbolli për të mos u prishur punë me klientët, pasi konkurenca e tyre u ka sjellë probleme.

Më pas, sherri ka agravuar deri në goditjen e 38- vjecarit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 28-vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit J. M., 47-vjeç, M. S. 38-vjeç dhe E. Rr., 35-vjeç, të gjithë banues në Fier, pasi dyshohet se për motive konkurrence, kanë goditur me send të fortë dhe kanë kanosur shtetasin E. S., 38-vjeç, banues në Fier. Ky shtetas aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.


Shtuar 4.03.2025 12:12