Sherr mes grave në ambientet e spitalit të Peshkopisë

Një sherr mes dy grave ka ndodhur në spitalin e Peshkopisë, në Dibër. Një grua 49-vjeçare është konfliktuar fizikisht me një 57-vjeçare, për motive të dobëta. Të dyja zonjat kanë pësuar lëndime, ndërsa materialet janë referuar në prokurori.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori për shtetaset R. S., 49 vjeçe dhe A. F.,  57 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar dëmtime të lehta njëra-tjetrës”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 


Shtuar 28.07.2022 10:17