Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 19 vjeçari

Dy të rinj janë konfliktuar pak me parë në Hamallaj të Durrësit, duke ngelur i plagosur njëri prej tyre pasi mori një goditje me thikë.

Njoftohet se 19 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe se policia ka nisur kërkimin  për kapjen e autorit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.07.2021 17:15