Sherr me thika në Tiranë, 39-vjeçari plagos tre të rinj

Një sherr me thika ka ndodhur në Tiranë, ku një 39-vjeçar, tashmë i shpallur në kërkim , ka plagosur me thikë G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia në njoftim, ndërsa raporton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit K. M., 16 vjeç, pasi ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, bashkëmoshatarin e tij./albeu.com


Shtuar 5.05.2022 14:17