Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal nate në Tiranë.
Në zonën e ish-Bllokut mësohet se janë përfshirë në konflikt 7 persona për shkak të një debati çasti për motive të dobëta.
Një prej personave të përfshirë në sherr është një 26 vjeçar, punonjës policie në komisariatin nr.1.
Të rinjtë janë zënë me sende të forta, dhe tre prej tyre kanë përfunduar në spital.
Për shkak se i përfshirë është edhe një punonjës policie, pjesë në hetime për të zbardhur të plotë motivin e ngjarjes është edhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore.