Shqiptarët dhe serbët janë përfshirë në një sherr masiv në Linz të Austrisë, duke përdorur dhe armët.
Mediat austriake raportojnë se rreth orës 02:15 të mëngjesit të së dielës janë përfshirë në një sherr masiv 30 persona, të ndarë në dy grupe.
Në raport thuhet se gjatë sherrit ka patur dhe përdorim të armëve, ku 3 persona kanë qëlluar në ajër.
Një person me sa duket u nguli në tokë gjatë përleshjes dhe u kërcënua me armë. Policia e ka konfirmuar ngjarjen me kërkesë të “Krone”.
Kur policia mbërriti në vendngjarje me disa patrulla, të gjithë të përfshirë tashmë kishin ikur. Policia nuk ka mundur të gjejë as viktimat dhe as autorët dhe kërkimi i nisur menjëherë ka rezultuar negativ. Megjithatë, në vendngjarje, zyrtarët arritën të sigurojnë pesë gëzhoja, të cilat me shumë gjasa vijnë nga një pistoletë bosh.